Emmersoni: Pjesa e krimeve që pretendon ZPS-ja kanë ndodhur në kohën kur UÇK nuk kishte funksionim të mirëfilltë

15 shkurt 2023 | 13:58

Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson ka shpjeguar të mërkurën në seancën e përgatitore për nisjen e procesit gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së se pjesa e krimeve për të cilat akuzohen ata, kanë ndodhur në kohën kur kjo organizatë nuk kishte organizim dhe as mundësi funksionimi të mirëfilltë në terren.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e krimeve që pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar se janë kryer, kanë ndodhur në kohën kur popullata ishte kthyer në shtëpitë e tyre, pas ofensivave serbe, duke nënkuptuar se shumë krime kanë ndodhur si hakmarrje.

“Shumica e krimeve kanë ndodhur në verën e ‘98-ës, ‘99-ës, nga të dyja anët, në kohën kur pikërisht UÇK nuk kishte organizim. Në pranverë, nga fillimi i sulmit ndaj familjes Jashari dhe Haradinaj, deri në verë të vitit ‘98, nga aksionet e forcave serbe rrugët kryesore ishin të bllokuara, dhe UÇK nuk kishte mundësitë dhe mjetet të lëvizte dhe organizohej. Njerëzit e kthyer në Kosovë, mund të jenë kthyer me hakmarrje. Të gjitha këto çështje duhen shqyrtuar. Dhe këtu është ndërprerë aftësia e UÇK-së për të kontrolluar”, ka thënë avokati britanik.

Elementet kryesore të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit përfshijnë përgjegjësinë komanduese, duke pretenduar për një organizim të UÇK-së me një vijë të qartë hierarkie vertikale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe…