Emmersoni: Prokuroria të kërkojë falje, arrestoi e paraburgosi njerëz duke qenë me vite larg për gjykim

14 shtator 2021 | 17:38

Është duke vazhduar seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka shpërthyer sërish ndaj Prokurorisë së Specializuar, duke thënë se kjo e fundit ka arrestuar njerëz, duke qenë me vite larg gatishmërisë për t’ia nisur gjykimit, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, është e pakuptueshme se si prokuroria përdor si justifikim pandeminë.

“Ata kanë arrestuar dhe futur në paraburgim njerëzit kur ishin vite larg për të qenë gati për paraburgim. Është e jashtëzakonshme që prokuroria përdor si justifikim pandeminë. Ju dhatë premtim që do të ishit gati për gjykim. Unë sërish kërkoj nga ju që Prokuroria të kërkojë falje për këtë”, ka thënë ai.

Ndaj kësaj parashtrese të avokatit të Veselit, prokuroria nuk e ka thënë asnjë fjalë.

“Nuk kam diçka për të shtuar për këtë”, ka thënë përfaqësuesja e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët ëe AAK-së, Besnik…