Emocion dhe mbështetje për deputet!

18 shtator 2019 | 19:25

Vajza e Enver Dugollit, i shkruan një letër mbështetëse babait të saj, duke kthyer në mbamendjën e saj, mungesën e babait kur ishte e vogël dhe krenarine e gëzimin që ndjeu kur u lirua nga burgu.

Vjosa Enver Dugolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sot, kur na i kanë vra andrrat, i kemi humbë shpresat, nevojitet mobilizimi i rradhës; ai i çlirimit tonë përfundimtar.

“Dhe babi prapë gjendet në llogoren e së drejtës. Ai do jetë krah secilit prej jush dhe do të jetë zëri juaj në Kuvend”, ka shkruar Vjosa Dugolli.

Postimi i plotë i Vjosa Dugollit:

Babi,

Isha vetëm një vjeçe kur përshkak të bindjeve tua të arrestuan për herë të dytë.

Të kam kërku falje që kur erdhëm me të taku në burg nuk të njofta, nuk ishte faji im, isha e vogël dhe faj kishin vetëm ata që ne na e prishën fëmijërinë.

E kam të freskët kthimin tënd në Kosovë, e do ta kujtoj gjithmonë si gëzimin më të madh të jetës. Ti kishe ndryshuar nga mundimet e mëdha në burg, tash që po lexoj e kam kuptuar saktë se çfarë të ndodhi ty e shokëve tuaj.

Gjatë gjithë kohës sa qëndroje në burg unë i pyesja familjarët për ty, e meqë tashmë isha rritur doja të shihja sa më parë.

Ti u ktheve, ata e kuptuan që faji yt i vetëm ishte fakti që je shqiptar dhe luftoje pafund që unë, Bardhi, Genci dhe fëmijët e gjithë Kosovës të mos zgjoheshin në mëngjes me zhurmat e plumbave, por ta shijonim diellin e lirisë.

Kur u ktheve në Kosovën e lirë, tashmë kishe detyrë të re; luftën për lirinë e plotë dhe ti kurrë nuk u ndale së luftuari, sepse edhe liria kërkon punë e angazhime të reja.

Sot, kur na i kanë vra andrrat, i kemi humbë shpresat, nevojitet mobilizimi i rradhës; ai i çlirimit tonë përfundimtar dhe Babi prapë gjendet në llogoren e së drejtës.

Ai do jetë krah secilit prej jush dhe do të jetë zëri juaj në Kuvend.

P.S; fotoja është në vitin 2001, pikërisht në ditën kur Babi u lirua nga burgu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re, sot ka mbajtur takimin me anëtarë…