Ende gjendje e rëndë në ShBA, vetëm për 24 orë 1 300 të vdekur nga Covidi

23 maj 2020 | 10:35

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë shënuar 24 104 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1 299 viktima të reja, shkruan “CNN”, transmeton Express.

Në këtë shifër janë përfshirë rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë, territoret e tjera të Shteteve të Bashkuara si dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shteti i Nju Jorkut është më i prekuri nga virusi i ri me së paku 358 mijë të infektuar dhe mbi 28 800 të vdekur. Pas tij vijnë New Jersey, Illinois dhe Massachusetts.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara ndodhen bindshëm në vendin e parë në botë si për numrin e të infektuarve me Covid-19, ashtu edhe për shifrën e të vdekurve nga kjo sëmundje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ditë më parë bëri publike…