Ende në arrati i dyshuari për vrasjen në Hajvali

12 gusht 2025 | 08:46

I dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali, gjendet ende në arrati.

I njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor.

Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e lënë të vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka krijuar kushtet për një…