Ende në arrati të dyshuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani në Gjermani

10 mars 2024 | 12:07

Prokuroria e Gjermanisë ka njoftuar se të dyshuarit për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani, që u vra të shtunën në qytetin e vjetër të Bielefeldit janë ende në arrati.

“Autori ose autorët janë në arrati, pasi deri më tani dëshmitarët kanë thënë se kanë parë mbi dy persona duke ikur nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar prokuroria, raportojnë mediat gjermane.

Sipas njoftimit, policia gjermane ka kryer disa kontrolle në disa apartamente në Bielefeld, por deri më tani autorët ende nuk janë kapur.

Megjithatë, sipas prokurorisë, operacioni i madh kërkimor është duke vazhduar në zonën e qytetit të Bielefeldit deri në arrestimin e autorëve të këtij krimi, transmeton albanianpost.

Ndryshe, Nimani ishte ulur me një grup prej katër deri në gjashtë burra në një kafene në Obernstrasse në Bielefeld. Ndërsa grupi po largohej nga restoranti, u qëlluan me armë.

Sipas informacioneve nga mediat gjermane dy autorët janë larguar me një motor skuter.

Nimani ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri një herë në vitin 2013.

Në atë kohë bëhej fjalë për beteja të supozuara për pushtet midis grupeve rivale në Bielefeld.

Po në atë kohë thuhet se ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave u përkiste Nimani, dhe atyre turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një motoçikletë e mbushur me eksploziv shpërtheu në qytetin veriperëndimor…