Ende nuk dihet e ardhmja e Dembeles

25 prill 2021 | 13:22

E ardhmja e Ousmane Dembele te Barcelona mbetet në dyshim edhe pse në fund të sezonit mund të mos largohet. Mediet katalanase zbuluan një lajm të bujshëm në lidhje me Dembelen ku thuhet se francezi nuk dëshiron të rinovojë me Barcelonën dhe ka në plan të largohet në fundin e sezonit të ardhshëm me parametra zero.

Por te Barcelona përgënjeshtrojnë këtë lajm. Sipas “Mundo Deportivo” drejtuesit kanë mohuar kategorikisht këto lajme dhe janë shprehur se Dembele është listë e lojtarëve të pashitshëm.

I njëjti burim ka mohuar të kenë vendosur çmimin 60 milionë euro për Dembelen. E gjithë vëmendja e klubit është te rinovimi me sulmuesin, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë dhe njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste, e…