Ende nuk kemi fituar asgjë

15 prill 2021 | 12:20

Real Madrid barazoi pa gola në “Anfield” kundër Liverpoolit duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Hera e nëntë në katër ekipet më të mira të turneut më të rëndësishëm për klube në 11 vitet e fundit dhe e 14-ta në histori për rekordmenët spanjollë të këtij kompeticioni.

Një rekord absolut për djemtë e Zidane, teksa në vend të dytë renditen Bayern Munchen dhe Barcelona me nga 12 dalje në gjysmëfinalet e turneut prestigjioz. Trajneri i kampionëve të Spanjës, Zinedine Zidane foli për mediat pas ndeshjes.

“E dinim që do na duhej të vuanim dhe ashtu ndodhi, sidomos në 15 minutat e para. Liverpool e nisi shumë mirë ndeshjen. Objektivi ynë ishte kualifikimi dhe ia dolëm, duke e menaxhuar shumë mirë ndeshjen. Hasëm vështirësi, por mund të jemi krenarë për atë që arritëm. Jemi një grup shumë i bashkuar. Ne jemi gjithmonë gati, pavarësisht asaj që po ndodh dhe mungesave që kemi pasur këtë periudhë. Unë nuk do të them asgjë. Jemi gjallë në të dyja garat, por nuk kemi fituar asgjë. Kemi pasur komplikime në këtë sezon, natyrisht, por jemi gjallë. Duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tradita e zisë mbretërore nisi menjëherë sapo Duka i Edinburgut…