ËNDËRR E RËNDË

22 qershor 2023 | 11:08

Sabile Keçmezi- Basha

Uh, bre.
Çfarë ëndërr e rëndë, kjo
Kurrë nuk mund të besoja
Se një ditë,
Bash me mua
Mortja do hedhë valle
Më thanë
Të gjitha rrugët u mbyllën
Dynjaja pësoi kataklizëm
Lulëkuqet më qanin në gishta
Unë,
Edhe më tej
Haja thonjtë e gurtë
Në kohen beronjë

Më thanë
Je e murrët sonte
Dyllë fare
Po unë … Nesër …
Do dali nga ëndrra, thashë

Hijen time do e marr përdore
Me baulen e kujtimeve në shpinë
Do pushoi në Formulën e pagëzimit
Me tri të panjohura

Më thanë
Ke diagnozën
Që nuk bënë të thuhet
Qesha me marrëzitë e orakullit
Më thanë
Të ka eklipsua dielli
Mbase…
Ikë, nga kjo ëndërr, më thanë
Marrëzira flasin edhe hijet
Kur ormisin fatin e tjetërkujt

Ora nuk po ndalet, më thanë
Mesnata po ofron
Edhe stinët e fundit
Janë arratisur
Pa çka …
që nuk ndalet ora
Unë
Edhe më tej
Çapitem për tej gjumit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anësori Angel Di Maria do të refuzojë një ribashkim me…