Eneda Tarifa shpallet fituese e “Kënga Magjike 2019”

07 dhjetor 2019 | 23:59

Në Pallatin e Kongreseve, sonte u mbajt nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2019”.

Fituesja e çmimit kryesor u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i Imi”.

Kujtojmë se ky edicion i “Kënga Magjike” erdhi më ndryshe se herët e tjera, me mision bamirës për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Të hollat që u fituan nga ky festival do të  për ndihma ndaj familjeve që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka sqaruar gjithçka pas fotografisë…