Energjetika dhe investimet, temë e bisedës në mes të Kurtit dhe Clarkut

19 prill 2022 | 16:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, në këtë takimin ku ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe investitorë të huaj është biseduar për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura nga qeveria.

Duke biseduar për angazhimin e qeverisë ndaj perspektivës së re të energjisë, ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë drejt diversifikimit të burimeve energjetike të vendit dhe ruajtjen e sigurisë së furnizimit.

Rizvanolli ka folur edhe për procesin drejt finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe planit të veprimit, për një tranzicion të drejtë energjetik për vendin.

Në këtë takim është theksuar angazhimi i qeverisë për të tërhequr investitorë që do të zhvillojnë kapacitete të reja energjetike që ofrojnë siguri të furnizimit.

Ndërsa gjenerali Clark e ka uruar kryeministrin “për të arriturat e deritanishme” dhe ka shprehur mbështetje për synimet e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U17 (meshkujt), ka arritur në Siena të…