Engel: Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe liberalizimin

07 shkurt 2018 | 09:49

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka bërë me dije se Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave.

“Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave”, u shpreh qartë kongresmeni Engel, ndërsa ka shtuar se Serbia nuk duhet të sillet në mënyrën siç po bën, duke iu referuar asaj që e quajti lojën e bllokadave ndaj Kosovës.

Këto qëndrime Engel i bëri me dije gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi në ditën e parë të vizitës në Uashington

Engeli ka përgëzuar Gashin për detyrën e re, njëherësh e siguruar se ShBA-të, si tani në 10-vjetorin jubilar të shtetësisë së Kosovës, po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë edhe më tej përkrah saj.

Nga ana tjetër, gjatë takimit, ministri Gashi e njoftoi kongresistin Engel për proceset, nëpër të cilat po kalon tash për tash Kosova, duke reflektuar edhe mbi sugjerimet e kongresistit dhe të Qeverisë amerikane për dy çështje: Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.

“Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të shtyhet, ne qëndrojmë prapa obligimeve ndërkombëtare, të marra si shtet. Po ashtu, edhe demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që është duke marrë formën e zgjidhjes, andaj presim rezultate edhe në këtë drejtim”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, do…