Engeli, Thaçit: Pres të punojmë bashkë për të mirën e popullit të ShBA-së dhe Kosovës

05 janar 2019 | 21:29

Eliot Engel ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për urimin e mandatit të ri si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në  “Twitter”, Engel ka thënë se edhe ai pret që të punojë së bashku për të mirën e popullit të SHBA-së dhe Kosovës.

“Faleminderit presidentit Hashim Thaçi për fjalët e mira. Unë pres që të punojmë së bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel, duke ripostuar statusin e presidentit Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbana rikthehet në ekran, Alketa ka një mesazh për të…