Enrique: Pjesa e parë ndaj Sociedadit ishte një makth

15 shkurt 2024 | 12:19

Tashmë dihet se Real Sociedad është një kundërshtar tepër i vështirë dhe shumë problematik, por PSg arriti të fitonte me shifrat 2-0 në shtëpi, duke qenë me një këmbë në fazën tjetër të Champions League.

Trajneri spanjoll, Luis Enrique vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, teksa në konferencën për shtyp të dhënë pas fitores u ndaj edhe te Kylian Mbappe.

“Ata janë një ekip shumë i fortë. Janë mësuar të bëjnë presing dhe luajnë një futboll të bukur. Në pjesën e parë tentuam t’u bënim presion, por ata përdorën topin e gjatë. Ishte e vështirë, ata rrinin pothuajse gjithmonë te topat e dytë. Mendoj se ishte pjesa e parë më e vështirë e këtij sezoni, një makth i vërtetë. Nëse në pushimin mes pjesëve do të më thoshte dikush se do të fitonim 2-0 në fund, unë do të kërceja 2 orë rresht. Për fat ekuilibrat ndryshuan në fraksionin e dytë. Arritëm të bënim më mirë presing, rikuperuam shumë topa dhe ishim më të sigurt kur kishim posedimin e topit. Në fund mendoj se kjo ishte pika e kthesës së ndeshjes”, ka thënë Enrique.

Futbolli është i tillë, i paparashikueshëm. Ata merituan më shumë në pjesën e parë, ata luajtën më mirë se ne, luajtën lojën e tyre, por në fund futbolli varet nga sa gola shënon. Dhe ne patëm fatin të shënonim më shumë. Mbappe? Lojtari më i lehtë për t’u menaxhuar. Si njeri është edhe më i madh krahasuar me futbollistin që është. Person fantastik, është e thjeshtë ta menaxhosh”, përfundoi tekniku spanjoll i PSG-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Ahmeti, gazetar dhe drejtor i “Kanal 10”, ka komentuar…