Përballje interesante në xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës

30 tetor 2026 | 11:43

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë këtë javë me ndeshjet e xhiros së 12-të. Sikurse në xhirot e mëparshme, edhe ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen përgjatë tri ditëve, sot (e premte), nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel), ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Një ndeshje do të zhvillohet sot, dy nesër dhe dy të tjera pasnesër, kur edhe do të përmbyllet kjo xhiro. Xhiroja do të hapet sot (e premte) me duelin Ballkani – Drenica, i cili do të zhvillohet në Suharekë, nga ora 13:00.

Nesër (e shtunë) do të zhvillohen dy përballjet e radhës: Llapi – Prishtina dhe Drita – Vushtrria. Ndeshja në Podujevë do të nisë në orën 13:00, ndërsa dueli në Gjilan do të fillojë në orën 18:00.

Ndërsa pasnesër (e diel) ndeshja e parë do të jetë ajo ndërmjet Malishevës dhe Feronikelit ’74, e cila do të nisë në orën 13:00. Xhiroja e 12-të do të mbyllet me përballjen Dukagjini – Gjilani, që do të zhvillohet në Klinë dhe do të nisë në orën 17:00.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe…