Enrique: Rekordi i Italisë ishte i pabesueshëm

07 tetor 2021 | 13:44

Kombëtarja e Spanjës ia shkaktoi humbjen e parë Italisë pas 37 ndeshjeve. Trajneri i spanjollëve, Luis Enrique e ka cilësuar këtë triumf si shumë të vlefshëm, ndërsa ka lavdëruar rekordin që e arriti Kombëtarja e Italisë.

“Është një fitore e bukur, me siguri pasi siguruam kalimin në finale. Unë mendoj se rekordi i Italisë prej 37 ndeshjeve pa humbjeve ishte i pabesueshëm. Gjëja më e mirë për mua është se që kur jam në krye të ekipit kombëtar, ne kemi luajtur gjithmonë ashtu siç dëshirojmë me stilin tone të lojës kundër çdo rivali”, ka thënë Enrique.

“Ne u mbrojtëm duke bërë presion të lartë, duke qenë guximtar dhe duke treguar qëndrim brilant”, ka shtuar ai. Enrique foli gjithashtu për gjendjen e Ferran Torres që shënoi dy gola por u largua në fillim të pjesës së dytë si shkaku i një lëndimi. “Nuk jam i sigurt se si do të jetë Torres. Ai mori një goditje në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë, kështu që ne vendosëm të mos rrezikonim. Futbollistët e rinj si Gavi dhe Yeremi luajtën shumë mirë. Marcos Alonso ishte gjithashtu i mrekullueshëm, nuk ka asnjë lojtar për të cilin do të ankohesha, të gjithë ishin fantastik”, ka shtuar Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten ka filluar gjykimi ndaj kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni…