Enrique rrezikon shkarkimin nga PSG-ja

09 dhjetor 2024 | 15:57

“L’Equipe” raporton për mundësinë e ndarjes së rrugëve mes Paris Saint-Germain dhe Luis Enrique. Marrëdhëniet me drejtuesit janë në nivele të ulëta, teksa shenjat e para të tensioneve janë shfaqur që në shtator, kur spanjolli firmosi rinovimin e kontratës deri në vitin 2027.

Situata është vështirësuar, gjë që është theksuar edhe nga vetë Luis Enrique pas ndeshjes kundër Auxerre: “Rezultati nuk reflekton lojën kundër skuadrës së dytë më të mirë në shtëpi. Në pjesën e dytë rritëm ritmin, shtymë, kishim më shumë mundësi. Nuk kam asgjë për t’i kritikuar lojtarët, ata bënë një ndeshje të mirë”.

Më pas, trajneri ka dashur të heqë disa shqetësime nga vetja: “Analiza është se krijojmë shumë mundësi për gola. Ka një atmosferë negativiteti rreth klubit, e shoh. Duhet të jemi më të saktë, të finalizojmë më mirë, ky është qëllimi ynë i përbashkët.

Nuk ekziston një formulë magjike, duhet të kemi më shumë mundësi për të shënuar dhe të arrijmë ta bëjmë këtë. E përsëris, kam besim te skuadra dhe te lojtarët e mi. Është e vërtetë se mund të përmirësohemi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…