Enver Hoxhaj bashkë me Erion Veliajn vizitojnë krerët e UÇK-së

14 tetor 2022 | 20:15

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj, kanë vizituar në Hagë krerët e UÇK-së.

Hoxhaj, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se bashkë me Veliajn kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së. “, ka shkruar Hoxhaj ndër tjerash.

Këtij shkrimi ia ka bashkangjitur edhe fotografinë bashkë me Veliajn pranë qendrës së paraburgimit ku po qëndrojnë krerët e UÇK-së.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Sot, takuam shokët tanë në Hagë!

Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi.

Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së.

🇽🇰🇦🇱

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në…