Enver Hoxhaj shpreh ngushëllime për Wisnerin: Në momentet vendimtare të pavarësimit të Kosovës, ShBA-ja e caktoi atë për ne

24 shkurt 2025 | 17:05

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Frank Wisner, ish-përfaqësuesit special të ShBA-së në kohën e bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës, proces ky që përfundoi me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj e ka quajtur “vigan” Frank Wisnerit, kujtimi i të cilëve ndër shqiptarë të Kosovës do të rrojë përherë.

Postimi i plotë në Facebook:

Lamtumirë, vigan! Në momentet më vendimtare të pavarësimit të Kosovës, superfuqia e botës caktoi njërin nga kolosët e diplomacisë, Frank Wisner, si Përfaqësuesin e ShBA-së për Bisedimet mbi Statusin e Kosovës.

Pata fatin ta njoh dhe nderin të bashkëpunoj me të gjatë kohës kur isha anëtar i Grupit të Procesit të Vjenës, nga ku rezultoi shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet gjithmonë një mendje e thellë dhe një nga diplomatët më me ndikim të kohës sonë. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përjetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mik të madh, të cilin do ta kujtjomë për herë,…