“Epoka e re” i shpreh ngushëllime familjes Buzhala për vdekjen e Bashor Buzhalës

12 korrik 2020 | 10:48

Gazeta e përditshme “Epoka e re” i shpreh   ngushëllime familjes Buzhala për vdekjen e Bashor Buzhalës.

“Si kolegë dhe si njerëz, bashkëndiejmë thellë me Beratin dhe familjarët tjerë për humbjen e të zotit të shtëpisë, Bashor Gegë Buzhala”, thuhet në telegramin ngushëllues të “Epokës së re”.

Më tej në telegramin ngushëllues thuhet se familja Buzhala në Prishtinë, e tëra e përfshirë, përballoi me qetësi e dinjitet të lartë betejën me virusin corona për disa javë në izolim duke inspiruar tjerët për respektimin e rregullave dhe shmangien e panikut.

Telegrami ngushëllues i gazetës “Epoka e re” për familjen Buzhala:

Si kolegë dhe si njerëz, bashkëndiejmë thellë me Beratin dhe familjarët tjerë për humbjen e të zotit të shtëpisë, Bashor Gegë Buzhala.  “Epoka e re” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kolegut Berat Buzhala dhe të gjithë familjarëve e farefisit. Familja Buzhala në Prishtinë, e tëra e përfshirë, përballoi me qetësi e dinjitet të lartë betejën me virusin corona për disa javë në izolim duke inspiruar tjerët për respektimin e rregullave dhe shmangien e panikut. I ndjeri u prehtë në paqe, ndërsa familjarëve Zoti u dhasht durim e forcë përballë dhimbjes!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka…