“Epoka e re”, legjendë atdhetare shqiptare për 20 vjet

27 janar 2020 | 08:51

Nga: Ndue Dodaj

2000 – EPOKA E RE – 2020

ME RASTIN E 20 VJETORIT TË LINDJES SË GAZETËS PRESTIGJOZE TË EPOPESË SË RE, TË KËSAJ GAZETE TË LAVDISHME TË UÇK-së E TË MBARË SHQIPTARIZMËS.

         I nderuar vellai jonë i përbashkët Muhamet Mavraj!

         Të nderuar pjesëtar të stafit të kësaj gazette, si një gazetë që përfaqson zërin e vërtete të popullit tonë të mrekullueshëm!

         Të nderuar vëllezër e motra!

         Në këtë përvjetor të 20-të të gazetës tuaj të lavdishme por dhe heroike, të zërit kumbues të Legjendarit Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit e të gjithë dëahmorëve dhe heronjëve të kombit e atdheut tonë të dashur do ta kish për dëshirë që tju uronte në këtë ditë të shënuar me mendje e me zemër, e këtë do ta bënte cdo shqiptar kudo që të ndodhej që nga Vlora në Shkoder, që nga Saranda në Dibër, që nga Tetova e Gostivari, që nga Plava e Gucia, që nga Tuzi e Ulqini, që nga arbëreshët e shqiptarët që banojnë në Amerike, Turqi, Gjermani e nga çdo vend i botës, ashtu si dhe unë do tju bëjë një urim zemre për këtë 20-vjetor të gazetës tuaj.

          Eshtë një nder i veçantë e i jashtëzakonshëm për mua që dhe si një shok e dashamirës i madh i drejtuesit të kësaj gazetë të nderuarit Muhamet Mavraj i cili na i ka hapur rrugët që shpesh here të botojmë artikuj të ndryshëm në këtë gazetë dritëmadhe që mundohet që të shkëlqejë e ndricojë rrugët në interes të popullit.

         Me këtë rast ju falenderoj dhe ju uroj që mu dha mundësia për të shprehur nderimet e mirenjohjen time të thelle për gazetën tuaj simbol të Kosovës në vecanti e të shqiptarizmës në përgjithësi që ka marrë pëemasa të gjëra jo vetëm në Kosovë por dhe në Shqipëri dhe më gjërë deri në Amerikën e largët.

         Jeni Ju i nderuari Muhamet Mavraj që me përkujdesjen tuaj drejtoni këtë gazetë kaq të dashur për popullin e kjo është vecse një mrekulli që dinë të bëjnë vetëm atdhetarë të mëdhenj sic jeni dhe Ju i nderuari e fort i respektuari Muhamet Mavraj, ndaj për këtë meritë ju përdhëndesi dhe ju uroj jo vetëm me zemër por dhe me shpirt.

         Muhamet Mavraj dhe Epoka e Re mua më ngjasojnë si një Pishtar i Parë dhe i vetëm që u bën ballë çdo rrebeshi dhe sjell dritë edhe në një tunel me errësirë.

         Luftën që nisi nëpërmjet penës, pra me të shkruar që në ditët e para të lirisë Epoka e Re me drejtuesin e saj UNIKAL Muhamet Mavraj tek unë e tek të gjithë ato shqiptar që e duan atdheun, flamurin e popullin kur thotë Epoka e Re ka thënë Muhamet Mavraj dhe kur thotë Muhamet Mavraj ka thënë Epoka e Re.

         Puna Juaj do të këndohet me çifteli, e do të ngrihet në monumente përjetësie dhe do të përkulemi me respect e konsideratë për punën përkushtuese e vitale që bëni për të gjithë shqiptarët.

         Si sot e 20 vite më parë do të niste udhën në shërbim të shqiptarizmës gazeta Juaj në drejtimin Tuaj i nderuar Muhamet, ku Ju nëpërmjet kësaj gazete jeni bërë një flamur guximi, flamur patriotizmi, flamur lufte, flamur fitoreje.

         E nderuar gazetë Epoka e Re, i nderuar Muhamet Mavraj do të doja të thoja dhe një herë dhe shumë herë se ndjehem tepër i privilegjuar që sot tju tju uroj suksese të mëtejshme dhe frytet e kesaj pune titanike do të dini ti çoni vazhdimisht përpara me sukses të plotë për të qenë kështu si një Kështjellë e pathyeshmërisë.

         Dihet kontributi Juaj e në veçanti i Muhamet Mavraj por ashtu siç dihet kjo dihet se gazeta Epoka e Re do te mbetet vazhdimisht e re dhe e patundur në sukseset e saj.

   Suksese të përjetshme Gazetës Epoka e Re!

               

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mori përgjigjen nga Lëvizja…