Era Istrefi në mesin e personave që do ta formësojnë Evropën më 2019

04 dhjetor 2018 | 14:44

Kompania mediale “Politico” ka përpiluar një listë të 28 personave që do ta formësojnë Evropën në vitin e ardhshëm.

Këtë herë, ky medium në vend të përzgjedhjes së vetëm një personi, në këtë rast, liderin e të djathtës ekstreme në Itali, Matteo Salvini, ai ka renditur 27 persona në tri kategori: kryesit, ëndërrimtarët dhe përçarësit.

Sipas “Politicos”, këngëtarja Era Istrefi është duke vendosur Kosovën në hartë, ndonëse disa nuk kanë dëshirë që ky vend të jetë aty.

Ajo është renditur si ëndërrimtarja e tretë e Evropës.

Në listë gjendet edhe politikania ambicioze, Yulia Tymoshenko, e renditur e pesta në listën e kryesve.

Përveç tyre në listë gjendet edhe filozofi dhe shkrimtari, Mihai Șora, ka lindur më 1916 në atë që sot njihet si Rumani.

Së voni ai është kthyer në fytyrën e protestave të shkallës së gjerë kundër qeverisë.

Ai ka zënë vendin e nëntë në listën e përçarësve.

Ndërkohë në librin e tij të vitit 2017, “Pas Evropës” studiuesi bullgar, Ivan Krastev ka paralajmëruar se ato që deri në atë kohë janë cilësuar si seri të goditjeve të izoluara, kriza e emigrantëve, Brexiti, fitorja e presidentit amerikan, Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe rritja e popullizmit në Evropë, janë shenja të një sëmundjeje moderne që ka kapacitet për të përçarë Bashkimin Evropian.

Ai është renditur si i shtati në listën e ëndërrimtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramadan Avdiu Transformimi i Forcës së Sigurisë në Ushtri të…