Erdogan: Izolim i detyrueshëm për personat nën 20 vjeç

03 prill 2020 | 22:56

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi sot masën më të re kundër COVID-19, izolimin e detyrueshëm për personat nën moshën 20 vjeç.

“Gjithashtu, automjetet nuk do të lejohen më të hyjnë ose dalin në 31 qytete, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, për 15 ditë”, u shpreh Erdogan gjatë një njoftimi televiziv.

Deri më tani ishin subjekt i izolimit të detyrueshëm personat mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga mesnata e sotme, duke forcuar kështu masat që ka marrë deri tani qeveria për të frenuar epideminë e përshpejtuar të koronavirusit të ri në Turqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga Podujeva është arrestuar pasi ka kërcënuar me…