Arrestohet personi që kërcënoi Muhaxherin 

03 prill 2020 | 22:54

Një person nga Podujeva është arrestuar pasi ka kërcënuar me jetë kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, përmes telefonit.

Lajmin për “Klankosova.tv”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar një person i dyshuar për kanosje të kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kanosja është bërë përmes telefonit, kurse i dyshuari është ndaluar për 48 orë”.

Kanosja është bërë në muajin mars.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri…