Erdogan po negocion me Hamasin për lirimin e pengjëve izraelitë në Gaza

11 tetor 2023 | 21:56

Turqia po kryen negociata në lidhje me civilët e mbajtur nga grupi militant palestinez Hamas pas sulmit të tij ndaj Izraelit në fundjavë.

Kështu ka bërë me dije një zyrtar i lartë turk, teksa Ankaraja ka shtuar përpjekjet dhe diplomacinë për të ndërmjetësuar konfliktin.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se bisedimet po kryhen nga institucionet përkatëse të Turqisë me urdhër të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Mirëpo, ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët është bërë me dije se kanë nisur bisedimet për të lejuar SHBA-të dhe civilët palestinezë në Rripin e Gazës të dalin nga territori në Egjipt përpara çdo pushtimi tokësor nga forcat izraelite.

Kështu sipas një zyrtari të artë izraelit.

Të gjithë qytetarët amerikanë – referuar propozimit – do të lejohen të kalojnë nëpër pikën kufitare Rafah nëse paraqesin pasaportat e tyre amerikane.

Ndërkohë, lëvizja e civilëve të tjerë palestinezë do të kufizohet në 2 mijë persona në ditë.

Por miratimi përfundimtar duhet të vijë nga egjiptianët, të cilët kontrollojnë kalimin kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit.

Sipas zyrtarit izraelit, është “në interesin e Izraelit” që sa më shumë palestinezë të largohen nga Gaza.

Sulmet ajrore në Gaza kanë detyruar qindra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Por ka pak vende për të shkuar.

Në të gjithë Lindjen e Mesme, Gaza është ndër qytetet më të vogla dhe më të dendura.

Amerikanët në Gaza kanë shprehur frikën dhe zhgënjimin se janë bllokuar pa ndonjë rrugë të sigurt për të dalë nga rajoni që po bombardohet rëndë nga forcat izraelite.

Ka raporte se rruga e vetme e Gazës – përmes Egjiptit – u mbyll të martën për shkak të sulmeve dhe kërcënimi i një inkursioni tokësor izraelit është në rrezik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zënka mes pronarit të mishtores “Hilmia” në Prizren dhe një…