Erdogan: Zyrtarët sauditë kanë planifikuar vrasjen e Khashoggit

23 tetor 2018 | 11:51

Presdenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Arabia Saudite e ka planifikuar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ai ka thënë në një fjalim parlamentar se një ekip saudit prej tre personash kanë hyrë në Stamboll një ditë para vrasjes së gazetarit.

Sipas tij, kamerat e sigurisë në konsullatën saudite janë larguar, derisa në pamjet tjera të siguruara shihet se ai nuk ka dalë nga konsullata prej kur ka hyrë më 2 tetor.

Përveç tjerash, lideri turk ka deklaruar t’i ketë thënë mbretit saudit, Salman se konsulli i vendit të tij në Stamboll nuk ka qenë kompetent për atë pozitë.

Autoritetet turke kanë thënë edhe më herët se supozojnë që gazetari Khashoggi, i njohur edhe si kritik i trashëgimtarit të fronit saudit, Mohammad bin Salman është vrarë në konsullatën saudite.

Riadi në anën tjetër ka dhënë deklarata të ndryshme lidhur me fatin e gazetarit, derisa tani fajëson një “operacion të ashpër” për vrasjen e tij./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benjamin Kololli ishte lojtari kryesor i Kosovës në ndeshjen ndaj…