Erdogani dhe Kilicdaroglu do të përballen më 28 maj në raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi

15 maj 2023 | 15:42

Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, një raund i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 maj pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë 50 për qind të votave.

Me 99.87 për qind të votave të numëruara, Rexhep Taip Erdogan ka fituar 49.50 për qind, Kemal Kilicdaroglu 44.89 për qind, Sinan Ogan 5.17 për qind dhe Muharrem Ince 0.44 për qind.

Pjesëmarrja në procesin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale ishte 84.92 për qind. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 maj 2023.

Me perspektivën e një raundi të dytë, vëmendja tani kthehet tek ajo se ku do të votojnë  5 për qind e votueseve që votuan për Sinan Ogan,  një ish-deputet nacionalist.  Ai e ka quajtur veten si një faktor potencial.

Megjithatë, Ogani ka një qëndrim të ashpër ndaj partive kurde, gjë që e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje me Kilicdaroglu, i cili mbështetet në mbështetjen e partisë pro-kurde HDP.

Në këtë këndvështrim, vlerësohet se Sinan Ogan është ideologjikisht më pranë  “Aleancës Popullore” të Erdoganit, aq më tepër kur kjo e fundit doli fituese e raundit të parë.

Duke i mbajtur të mbyllura për momentin letrat, Ogani ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë kërkuar që procesi i numërimit, veçanërisht i votave të emigrantëve, nga Këshilli i Lartë Zgjedhor duhet të të vazhdojë pa probleme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel ka nisur takimi trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës,…