Erdogani dhe Netanyahu shkëmbejnë akuza për protestën në Gaza

01 prill 2018 | 15:54

President i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka akuzuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu se është “terrorist”, pasi ky i fundit kishte thënë se komentet e Ankarasë mbi protestat vdekjeprurëse në Gaza janë “leksione për moral”.

“Netanyahu ti je okupator dhe si një okupator ti i ke ato territore. Në të njëjtën kohë, ti je terrorist”, ka thënë Erdogani gjatë një fjalimi në Adana, transmeton agjencia “AFP”.

Ai ka thënë se populli izraelit nuk ndihet mirë me atë që bën kryeministri i tyre.

“Ajo çfarë ti bën për t’i shtypur palestinezët, do të jetë pjesë e historisë dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë”, ka thënë Erdogani

Këto komente të Erdoganit vijnë pasi 15 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshje me forcat e Izraelit, gjatë protestës të së premtes, në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

“Ushtria më e moralshme në botë nuk do të pranojë mësime për moralin nga dikush që për vite të tëra ka bombarduar civilët”, ka shkruar Benjamin Netanyahu në llogarinë e vet në “Twitter”.

Duke i’u referuar 1 prillit, ditës së gënjeshtrave, Netanyahu ka shkruar se “si duket kështu shënohet 1 prilli në Ankara”.

Kryeministri izraelit edhe më herët ka bërë komente kundrejt Erdoganit, duke e përshkruar atë si person që “bombardon fshatrat kurde”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka bërë thirrje për dhënien fund të “masakrës”…