Erdogani e krahason Netanyahun me Hitlerin

27 dhjetor 2023 | 17:18

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan e ka krahasuar Benjamin Netanyahun me Adolf Hitlerin në një fjalim që ka gjasa të shkaktojë një reagim të fortë në Izrael.

Presidenti turk ka qenë një kritik i hapur i veprimeve të Izraelit që nga 7 tetori dhe ka veçuar vazhdimisht kryeministrin izraelit.

“Associated Press” ka raportuar se në një ceremoni çmimesh në Ankara, Erdogani i është referuar një videoje të transmetuar në televizionin turk që dukej se tregonte ushtarët izraelitë që grumbullonin burra gjysmë të zhveshur në një stadium në Gaza, duke thënë: “Ne pamë kampet naziste të Izraelit në stadiume, apo jo? Çfarë është kjo? E mbani mend që ata flisnin për Hitlerin në një mënyrë të çuditshme? Si je ndryshe nga Hitleri?”.

“Ata do të na bëjnë të dëshirojmë Hitlerin. A ka ndonjë gjë ndryshe në veprimet e Netanyahut në krahasim me veprimet e Hitlerit?”, ka thënë Erdogani.

Erdogani ka vazhduar me akuza duke thënë se Netanyahu po merrte “të gjitha llojet e mbështetjes” nga ShBA, duke shtuar “Dhe me gjithë këtë mbështetje, çfarë u bënë ata më shumë se 20,000 banorëve të Gazës? Ata i vranë”.

Erdogani i është referuar më parë Netanyahut si “kasapi i Gazës”, dhe e ka akuzuarë atë për veprime që përbëjnë “gjenocid” dhe ka bërë thirrje që ai të ndiqet penalisht nga një gjykatë ndërkombëtare për krimet e luftës, raporton “The Guardian”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar Partinë Socialdemokrate (PSD)…