Erdogani i reagon ashpër Bidenit

26 prill 2022 | 08:02

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden në fundjavë lidhur me gjenocidin turk ndaj armenëve.

Erdogani përdori fjalë të ashpra kundër Joe Bidenit në fjalimin e tij të hënën. Sipas Erdoganit, ai fillimisht duhet ta mësojë mirë historinë.

“Ne nuk jemi të interesuar për kërkesat e armenëve, të cilat duket se njihen nga administratat e vendeve të ndryshme. Kështu i trajtojmë deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Zoti Biden duhet të studiojë dhe të njohë shumë mirë historinë e armenëve. Nuk është e mundur që ne ta falim atë për përpjekjen për të sfiduar Turqinë pa i ditur këto gjëra. Ne e dimë se qytetarët armenë që jetojnë në vendin tonë janë të shqetësuar nga ky abuzim politik”, tha Erdogan.

Joe Biden u bë presidenti i parë amerikan që njohu ngjarjet e fillimit të shekullit të 20-të kundër armenëve si gjenocid. Pikërisht ky fakt ngjalli pakënaqësi në Turqi.

Sipas historianëve dhe studiuesve armenë, 1.5 milion nga njerëzit e tyre vdiqën në një “gjenocid” të kryer nën Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ankaraja pranon se armenët dhe turqit vdiqën ndërsa forcat osmane luftuan kundër Rusisë cariste.

Por Turqia mohon me forcë një politikë të qëllimshme gjenocidi dhe vëren se termi nuk ishte përcaktuar ligjërisht në atë kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Rusisë ka dëbuar 40 diplomatë gjermanë…