Erdogani kërkon falje për reagimin e autoriteteve turke pas tërmeteve

27 shkurt 2023 | 15:56

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kërkuar falje për vonesat në reagimin fillestar të autoriteteve pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Këto deklarata ai i ka bërë më 27 shkurt teksa vizitoi një nga zonat më të prekura nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh.

Erdogani, i cili është duke kërkuar edhe një mandat tjetër si president pas dy dekadash në pushtet është përballur me kritika të ashpra nga të mbijetuarit e tërmeteve në Adëjaman, në juglindje të Turqisë.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 2018, Erdogani në këtë provincë kishte fituar pa problem.

“Për shkak të efektit shkatërrues të dridhjeve të tokës dhe motit të keq, ne nuk ishim në gjendje të punonim siç do të donim në Adëjman në ditët e para (pas tërmeteve). Ju kërkoj falje për këtë”, ka thënë Erdogani.

Nga tërmetet e 6 shkurtit janë vrarë mbi 44 mijë persona në Turqi dhe mijëra të tjerë në Sirinë fqinje.

Agjencia e lajmeve “AFP” kishte raportuar se qytetarët e Adëjmanit kishin shprehur zemërimin e tyre ndaj autoriteteve për shkak të vonesave në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Erdogani, disa ditë pas tërmeteve, kishte pranuar se autoritetet nuk kishin reaguar siç duhej pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar disa fotografi në llogarinë…