Erdogani njofton për një operacion të ri ushtarak pas ofensivave në Siri

06 maj 17:10

Turqia do të kryejë një operacion të ri ushtarak përgjatë kufirit, pas dy ofensivave brenda Sirisë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne nuk do të heqim dorë në luftimin e organizatave terroriste. Ne do të nisim një operacion të ri, pas operacionit Mburoja e Eufrati dhe Dega e Ullirit. Ushtarët tanë janë gati për misione të reja”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar dy operacioneve të mëparshme turke në Siri.

Këto komente Erdogan i ka bërë të dielën në Stamboll, ku ka shpalosur programin e tij zgjedhor, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale, që do të më 24 qershor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është plagosur në…