Erdogani: Nuk do ta mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

23 janar 2023 | 21:31

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga vendi i tij për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm.

“Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për [anëtarësim] në NATO”, tha Erdogan në përgjigjen e tij të parë zyrtare pasi ndodhi ky incident, ku në protestën e së shtunës në kryeqytetin suedez u dogj Kurani – libri i shenjtë i myslimanëve.

Turqia është zemëruar nga leja që ka marrë Rasmus Paludan, një politikan suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi për të organizuar një protestë para Ambasadës turke në Stokholm.

Erdogan tha se djegia e Kuranit ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët. Ai kritikoi gjithashtu autoritetet suedeze për lejimin e zhvillimit të protestës para Ambasadës turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka vendosur pushimin e çështjes për heqjen e…