Erdogani: Përshëndes vëllezërit e mi në Kosovë

11 mars 2018 | 18:20

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka përshëndetur Kosovën, në fjalimin e mbajtur të dielën në Kongresin e gjashtë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që po mbahet në provincën Bolu.

“Përshëndes vëllezërit e mi në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri. Unë u dërgoj urimet më të përzemërta edhe vëllezërve dhe motrave të mia në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Trakë Perëndimore, Krime, Bullgari, Rumani, në emër të kombit tim. Ne duam të komunikojmë me vëllezërit tanë në Sarajevë, Shkup, Gumulcine, Kardzhali, Prishtinë dhe Mostar. Gjithmonë them se kufijtë tanë fizikë janë më të vogël se sa kufijtë e botës tonë. Gjysma e zemrës sonë është në Stambolli, Dijarbakir, Trabzon, Antalia dhe Izmir ndërsa është gjysma tjetër është në Alepo, Kirkuk, Jeruzalem dhe Buhara”, ka thënë Erdogani, raporton “TRT Haber”, shkruan “Insajderi”.

Erdogani ka thënë se “ne luftojmë për të shtypurit në mbarë botën aq sa punojmë për vendin tonë dhe kombin tonë”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Loriana Kuka (78Kg) ka fituar medaljen e artë në…