Erdogani pritet t’i vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm

08 gusht 2022 | 14:02

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka bërë me dije se presidenti Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm.

Sipas tij, kjo vizitë konfirmon përkushtimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Vizita që presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqimisht paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, ka thënë Çavusoglu gjatë një aktiviteti në Ankara.

Më tutje, ai ka thënë se Turqia ka hapur rrugën për një kthim të sigurt me operacionet e saj ushtarake në veri të Sirisë, raporton “Anadolu Agency”.

Ende nuk është zbardhur agjenda e vizitës së kreut të shtetit turk në Ballkan dhe nuk dihet se a do të jetë Kosova në mesin e shteteve ku do të qëndrojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamionë të ngarkuar me karburant hynë në Gaza ditën e…