Erdogani shkarkon 15 ambasadorë

29 nëntor 2019 | 13:59

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan përmes një dekreti ka shkarkuar ambasadoren e turke në Maqedoninë e Veriut, Tulin Erkall Kara.

Erdogani ka shkarkuar edhe krerë të tjerë të misioneve diplomatike turke në disa vende të tjera, raporton “Hurriyet Daily News”.

Përveç ambasadores, janë shkarkuar edhe 14 ambasadorë të tjerë turq në mbarë botën, respektivisht në Algjeri, Bangladesh, Bjellorusi, Vietnam, Gambia, Guatemala, Republika Dominikane, Estoni, Jordani, Kazakistan, Turkmenistan, Qad, Kili dhe Sri Lanka.

Sipas dekretit, përfaqësuesit e rinj diplomatikë do të emërohen në vend të tyre, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vendimit të Erdoganit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se Milano është shtëpia e tij…