Erdogani u ofron strehim në hotele dhe nga 10 mijë lira familjeve të prekura nga tërmeti

09 shkurt 2023 | 17:02

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë vizitës në qytetin e prekur më së shumti nga tërmeti, në Gaziantep, iu ka premtuar ndihma dhe përkrahje të mbijetuarve.

“Mos u brengosni, ashtu si i kemi tejkaluar tërmetet e mëparshme, mos e humbni shpresën, ne do të ndërtojmë apartamente ë këto 10 provinca për pronarët e tyre”, ka thënë Erdogani.

Presidenti turk ka thënë se qeveria ka bërë negociata  me hotele në Antalya, Alanya dhe Mersin për të strehuar të mbijetuarit, shkruan “TRT”

“Jemi të gatshëm t’i vendosim të mbijetuarit në hotelet e këtyre qyteteve dhe do t’ju dhurojmë nga 10 mijë lira (590 euro) për familjet e prekura nga tërmeti”, ka thënë presidenti turk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 10.02.2023 Punime të…