Erëleta Memeti: Duam fitore ndaj Estonisë

04 tetor 2019 | 16:35

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave është duke i zhvilluar përgatitjet për ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2021” kundër Estonisë që zhvillohet më 8 tetor në Tartu.

Futbollistja e Kosovës, Erëleta Memeti, ka thënë se kërkohet fitorja ndaj Estonisë për të treguar se nuk ishte i rastësishëm triumfi ndaj Turqisë.

“Është mirë që tani po kemi rast të jemi më shpesh së bashku dhe të gjitha vajzat po e presim me entuziazëm ndeshjen e radhës. Fitorja në ndeshjen e parë kundër Turqisë ka qenë ndjenjë e jashtëzakonshme, por humbja me Slloveninë na e ka lanë një shije të keqe. Tani është koha që kundër Estonisë t’i tregojmë cilësitë tona dhe të dëshmojmë se fitorja kundër Turqisë nuk ishte e rastësishme. Gjatë këtyre tri ditëve kemi punuar shumë mirë në stërvitje dhe jam optimiste se nga Estonia do të kthehemi me fitore”, ka thënë Memeti.

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorëve të “Trepçës”, sot u janë ekzekutuar pagat për muajin…