Erërat e forta, KEDS-i del me njoftim

18 janar 2024 | 16:14

KEDS-i ka bërë me dije se ekipa e tyre është mobiluar në terren shkaku i erërave që kanë filluar para pak orësh në rajonin e Pejës, Gjakovës e Prizrenit, së fundi edhe në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

KEDS-i ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët për ndërprerjet të energjisë elektrike në disa vende për shkak të kushteve atmosferike, duke thënë se janë duke punuar për të kthyer sa ma parë furnizimin.

“Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike, disa dalje u afektuan, megjithatë falë përkushtimit të kolegëve tanë në KEDS ato gradualisht po vihen në funksion, bashkë me to edhe furnizimi me energji elektrike për konsumatorët e afektuar. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar dhe i sigurojmë se ekipet tona po përkujdesen që të gjithëve t’u kthehet furnizimi me energji elektrike sa më pare”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Getinjo, ka dhënë sërish…