Ergodani dhe Putini pritet të takohen gjatë këtij muaji

06 janar 2019 | 16:28

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të takohen në këtë muaj, ku temë kryesore e bisedimeve pritet të jetë vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat nga Siria.

Për takimin Erdogan-Putin ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke, “Anadolu”. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë po ashtu se të dy presidentët janë pajtuar që të mbajnë një takim së shpejti.

Erdogani dhe Putini herën e fundit ishin takuar në margjinat e samitit të G20-ës që u mbajt në Buenos Aires më 1 dhjetor 2018.

Turqia mbështetë grupet rebele opozitare në Siri, ndërsa Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda në një intervistë…