Erikseni do të ndërpresë kontratën me Interin

03 dhjetor 2021 | 14:50

Mesfushori danez do të largohet nga skuadra e Interit. Sipas raportimeve në Itali, Christian Eriksen do të ndërpresë kontratën e tij me Interin në janar.

Erikseni nuk do të mund të luajë më në Itali me defribilator në zemër, andaj pritet që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.

Mesfushori danez tashmë ka nisur stërvitjet me ish-klubin e tij Odense, ku synon të hyjë në formë e më pas të vendos për të ardhmen e tij.

Interi dhe Erikseni do të shkëpusin kontratën me marrëveshje të dyanshme në fillim të vitit 2022.

Erikseni ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, ndërsa përfiton pagë prej rreth 7 milionë euro në sezon, duke qenë futbollisti më i paguar në skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jam tejet i lumtur dhe emocional që sot i bëmë…