Eros Grezda bëhet lojtar i Rangersit

27 gusht 2018 | 16:14

Futbollisti i reprezentacionit shqiptar, Eros Grezda, ka arritur marrëveshje me skuadrën Rangers.

Lajmin e ka konfirmuar një burim i “Epokës së re”, i afërt me futbollistin nga Gjakova. “Po, është e vërtetë se është arritur marrëveshja në mes të skuadrës se Rangersit dhe futbollistit Grezda. Shumë shpejt pritet të bëhet edhe zyrtarizimi”, ka thënë burimi në fjalë.

Protagonist kryesor për transferimin e yllit shqiptar ka qenë trajneri i Rangersit, Stiven Gerrard, i cili sheh potencial të madh tek anësori Grezda. Ky i fundit, përveç Osijekut, ka luajtur edhe për Aluminij dhe Zavrq, kurse në karrierën si junior luajti edhe për Dinamo Zagrebin, Rabotniçkin dhe Prishtinën.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita në Kosovë po i vazhdon konsultimet në kuadër të…