Escobar: Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-së, do t’ja arrijmë qëllimit

23 janar 2023 | 23:18

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po beson se mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet qëllimi që duan nga dialogu mes të të dyja palëve.

Ai në një intervistë për gazetën kroate, ka theksuar se ka parë reagime pozitive ndaj propozimit aktual për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

Megjithatë, ai ka shfaqur qëndrimin e tij mbi të gjitha, duke thënë se Kosova, e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së.

“Ata kanë shqetësimet e tyre. Mendoj se kemi ende punë për të bërë, por besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-së, është një partner i mirë dhe nuk shoh asnjë dyshim. Unë mendoj se do të arrijmë atë që duam”, tha Escobar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka thënë se…