Escobar: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe në tërë rajonin

21 maj 2023 | 18:55

SHBA është e shqetësuar se shtetet e Ballkanit ende mund t’ia shohin sherrin ndërhyrjeve të Rusisë me propagandë të rrejshme dhe dezinformata.

Në fakt, përmes kësaj lufte speciale të Rusisë rajoni ynë është dëmtuar vazhdimisht, përfshirë Kosovën, që ka pësuar rëndë për shkak të deponimit të shpifjeve për trafikim organesh dhe shtëpinë e verdhë në Këshillin e Evropës, nga zyrtari rus, Konstatin Kosachev.

Si pasojë e kësaj, krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po gjykohen në Hagë.

I dërguari amerikan Gabriel Escobar ka deklaruar se Rusia gjithnjë ka mundësi të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në rajon dhe madje edhe në ato amerikane.

“Po, jam i brengosur për zgjedhjet, jo vetëm në Mal të Zi por edhe gjithandej në rajon”, ka thënë ai për agjencinë malazeze të lajmeve “Mina”.

Escobar ka theksuar se Kremlini do të shfrytëzoj çdo ndasi dhe përqarje në shoqërinë malazeze përmes mjeteve të saja tradicionale të plasimit të dezinformatavr me qëllim të devijimit të rruges evropiane të Malit të Zi dhe shteteve tjera në Ballkanin Perëndimorë.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen më 11 qershor. Në përballjen mes bllokut pro-rus dhe atij malazez është bërë temë edhe Kosova. Forcat nacionaliste serbe kanë premtuar se do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës nëse fitojnë garën elektorale dhe arrijnë të formojnë qeverinë.

Ndërhyrjen ruse Mali i Zi e ka provuar më 16 tetor 2016, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, kur është evituar përpjekja e armatosur për grushtet nga ana e agjentëve rusë dhe kriminelë serbë. Për evitimin e kësaj ndërhyrjeje kontribut të madh ka dhënë edhe agjencia kosovare e intelegjences, AKI.

Në intervistën e dhënë në Podgoricë ku ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri malazez, diplomati amerikan, Gabriel Escobar ka folur edhe për zhvillimet tjera në rajon, obligimet që kanë Serbia si dhe Kosova për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, përshirë Ballkanin e hapur.

Burimi:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hoxha i Drenasit, Osman Musliu, ka publikuar video ku shihet…