Është 41 vjeçe por njerëzit e ngatërrojnë me të bijën: Shokët e saj flirtojnë me mua

14 mars 2022 | 13:01

Një nënë e një fëmije duket aq e re saqë i ka ndodhur që ta ngatërrojnë si motrën e vajzës së saj 21-vjeçare.

Ajo është mësuesja, Jennifer Craft, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me të bijën, Ariana.

Ato të dyja jo vetëm që kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën, por duken edhe jashtëzakonisht të ngjashme në moshë, edhe pse kanë 20 vite diferencë.

“Gjithmonë jemi ngatërruar si motra. Kur isha më e re më shqetësonte ky fakt, pasi doja që njerëzit ta dinin se isha nëna e saj. Bëja shaka me njerëzit duke u thënë se do vishja një gjë ku shkruhej “unë jam nëna’”, tregon Jennifer për “Fabulous”.

Ariana ishte rreth 3 vjeç kur dikush e ngatërroi Jennifer për motrën e saj. “Isha duke shkuar në një dyqan kur ajo më thirri mama. Arkëtarja dukej se ishte e habitur dhe më tha ‘uau, mendova se ishe motra ose kujdestarja e saj’”, ka shtuar nëna 41-vjeçare.

Kjo e fundit ka treguar më pas se ka nisur që të vishte rrobat e gjyshes së saj, në mënyrë që të dukej më e vjetër. Ajo ka shtuar më pas se kur shkoi 30 vjeçe bëri paqe me këtë fakt, e tani që është në të 40-at është e lumtur që e ngatërrojnë si motra e vajzës.

Ndërsa Arianën nuk e ka shqetësuar asnjëherë ky fakt dhe është mësuar që në fillim me këtë gjë. Jennifer ka treguar se si miqtë djemtë të së bijës kanë flirtuar me të, pasi nuk e dinin se është nëna e saj.

Ndërsa përsa i përket sekretit të kësaj rinie, ajo ka thënë se nuk ka shumë. 41-vjeçarja ka treguar se qëndron larg diellit dhe kujdeset për lëkurën e saj. Ajo ka shtuar se mundohet të mbajë një dietë të shëndetshme dhe të ushtrohet.

Është 41 vjeçe por njerëzit e ngatërrojnë meËshtë 41 vjeçe por njerëzit e ngatërrojnë meËshtë 41 vjeçe por njerëzit e ngatërrojnë meËshtë 41 vjeçe por njerëzit e ngatërrojnë me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
21 vite më parë, pikërisht sot më 14 mars filluan…