Është 5 muajshe shtatzënë, por ku është barku i modelueses? (Foto)

24 prill 2019 | 17:36

Një modeluese shtatzënë është përballur me kritika pasi edhe pse është 5 muajshe shtatzënë barku i saj nuk duket.

Belle Lucia ka ndarë lajmin e bukur me 1.3 milion ndjekësit e saj në “Instagram” në 2 prill.

Por tani, në javën e 17-të të shtatzënisë, barku i modeluese është “i padukshëm”.

“Vetëm se barku im është i vogël kjo nuk do të thotë shtatzënia ime është e pashëndetshme ose se po promovoj shtatzëninë e dobët”, u është drejtuar fansave 24-vjeçarja.

“Ky është trupi im dhe nuk është problemi im se nuk duket njësoj si barku i femrave të tjera”, ka shkruar ajo

Kishte shumë fansa që vunë në dyshim nëse modeluesja ishte shtatzënë apo jo. Por Belle është përgjigjur: “Nuk më është rritur barku akoma. Ai rritet me ritme të ndryshme tek gratë. Vetëm se barku im nuk është i madh kjo nuk do të thotë se nuk jam shtatzënë. Pse do gënjeja për këtë?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë debatit në seancën e…