Jahjaga në OKB takon kryediplomatin gjerman, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

24 prill 2019 | 17:31

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë debatit në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që shteti gjerman ka dhënë për vendin tonë.

“Gjatë debatit të hapur të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara takova ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, z. Heiko Maas. Falënderova ministrin Maas për ftesën që Kosova të jetë pjesë e këtyre iniciativave globale, dhe njëherit shpreha mirënjohjen time për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha proceset në të cilat Kosova po kalon, veçanërisht ato integruese”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people standingImage may contain: 2 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja shqiptare, Marina Vjollca, ka disa kohë që po bën…