Është alergjike ndaj perimeve, 43-vjeçarja ushqehet me mish që e siguron nga gjuetia

14 tetor 2022 | 12:07

Colette Crick e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë e sëmurë. Por 43-vjeçarja ka treguar se gjendja e saj u rregullua në momentin kur nisi të konsumojë një dietë të pasur me proteina në moshën 18-vjeçare.

Problemet për të u rishfaqën kur vendosi të kishte një fëmijë dhe hoqi dorë nga proteinat. Në atë kohë, ajo bëri një test ADN-je dhe zbuloi se kishte alergji nga salicilati, një kimikat natyral te bimët, i cili i mbron ato nga sëmundjet.

Aty ndryshoi gjithçka dhe 43-vjeçarja vendosi të hante vetëm mish, ndërsa nisi të dilte në gjueti.

Ajo rrëfen se edhe djali i saj i vogël, Colt, ka të njëjtën problem dhe për këtë arsye ka nisur ta mësojë atë me të njëjtin stil jetese. Colette ka blerë një hark dhe për gati një vit u stërvit për të qenë gati për gjueti.

Mënyra më e mirë që ta siguroja mishin pa hormone ishte që ta gjuaja vetë atë. Tani dalë në gjueti vetëm kur mishi është drejt fundit në frigoriferin tim. Vras vetëm atë që planifikoj të ha. Gati 90% e ushqimit që ha e siguroj nga gjuetia.

Ajo shpjegon se është krenare për zgjedhjet e saj:

“Familja ime është shumë mbështetëse, e impresionuar dhe fëmijët e mi janë krenarë për mamanë e tyre. Kam patur urtikarie, ekzemë, dhimbje fyti, luhatje humori, ankth, dispepsi dhe pagjumësi. Gjithçka që bëja për të qenë e shëndetshme po helmonte trupin tim. Unë isha duke bërë smoothie frutash dhe perimesh dhe të gjitha këto ishin shumë toksike për mua. Mënyra më e mirë për të siguruar që mishi im të ishte vërtet i lirë dhe pa hormone ishte ta gjuaja vetë”.

Është alergjike ndaj perimeve, 43-vjeçarja ushqehet me mish

Është alergjike ndaj perimeve, 43-vjeçarja ushqehet me mishËshtë alergjike ndaj perimeve, 43-vjeçarja ushqehet me mish

Është alergjike ndaj perimeve, 43-vjeçarja ushqehet me mish

Është alergjike ndaj perimeve, 43-vjeçarja ushqehet me mishËshtë alergjike ndaj perimeve, 43-vjeçarja ushqehet me mish

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës ka përmbushur edhe një zotim të Samitit…