Është koha që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre

02 maj 2020 | 10:26

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Studime të Vushtrrisë, ka njoftuar zyra e kryeministrit. Homazhet janë bërë në nderim të 21-vjetorit të masakrës së Studimes, në të cilën humbën jetën 116 persona. Kurti ka thënë se për këtë masakër nuk është dënuar askush dhe është koha e fundit që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre.

“Shumica e qytetarëve të Vushtrrisë dhe të fshatrave në rrethinë ishin larguar me forcë nga shtëpitë e tyre prej forcave serbe në fund të marsit dhe fillimit të prillit 1999, përderisa disa prej tyre ishin në gjendje të rrinin deri më 2 maj. Më 2 maj 1999 policia serbe dhe forcat paramilitare kishin nxjerrë me forcë nga konvoi qytetarët, u kishin kërkuar para dhe më pas i kishin vrarë 116 persona në vend. Krejt kjo kishte ndodhur brenda 2 orësh. Sot, 21 vjet pas, akoma askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe askush nuk ka kërkuar falje për këtë masakër. Është koha e fundit që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre”, ka thënë Kurti. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për…