“Eskadronët e vdekjes” edhe në bibliotekën e Capri Leone-s në Sicili

09 mars 2024 | 10:02

Atdhetarë dhe intelektualë shqiptarë që mundësuan botimin në italisht të romanit “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti, janë duke bërë maksimumin e mundshëm që e vërteta për gjenocidin në Kosovë të gjejë sa më shumë lexues.

Pas përurimeve të suksesshme të romanit në Brunico dhe Montebelluno, shkrimtarja e njohur Ismete Selmanaj Leba, përkthyese e romanit “Eskadronët e vdekjes” në italisht, që ishte e pranishme në manifestimin e organizuar në Capri Leone, komunë në krahinën Messine të rajonit të Sicilisë, për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, i dha një ekzemplar të romanit zonjës Bernadette Grasso-s, deputete në Asamblenë Rajonale të Sicilisë dhe kryetare e komunës Capri Leone, dhe zonjës Valentina Tascone, këshilltare për kulturë në komunën Capri Leone.

Ismete Selmanaj Leba njoftoi miqtë e vet nëpërmjet profilit të saj në “Facebook”, se romani “Eskadronët e vdekjes” ndodhet edhe në bibliotekën e Capri Leone-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aferdita Nimani-Maloku, ish-ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë…